Sporti

Dortmund me përmbysje “magjike”, verdhezinjtë “zgjohen” në minutat e fundit

09/16/2023 18:02
nga:E K

Dortmund ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme me përmbysje ndaj Freiburg në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 2-4.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Hummels në minutën 11’. Por në shtesat e pjesës së parë, Freiburg përmbys rezultatin në minutën e 45+2’ me Holer dhe Hofler në të 45+6’.

Në pjesën e dytë, Dortmund aktivizohet dhe shënon golin e barazimit me Malen në minutën e 60’. Dukej sikur ndeshja do të përfundonte me këtë rezultat, por në të 88’ ishte Hummels i cili shënon përsëri dhe përmbys shifrat. Për t’i vënë kapakun, ishte Reus në minutën e 92’ të lojës.