Lajme

Doris Pack mbështet Sokol Halitin!

09/16/2021 18:38
nga:Y I

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack,  me anë të një video-mesazhi ka shprehur mbështetjen për kandidatin e LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti.

Doric Pack e cila është edhe qytetare nderi e kësaj komune ka vlerësuar lart punën dhe agazhimin e Halitit për qytetarët e Vitisë.

Ndërkohë Haliti e ka falenderuar përzemërsisht zonjën Pack dhe ka thënë se është nder dhe krenari të inkurajohesh nga një politikane e tillë, raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Faleminderit Doris Pack!

Nder e krenari të inkurajohesh nga një politikane e madhe gjermane dhe ish-deputete e Parlamentit Evropian.

Faleminderit për vlerësimin dhe mbështetjen Znj. Doris Pack!

Gjithmonë kënaqësi të ruajmë komunikimin me ju, si qytetare nderi e Vitisë!

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Vitisë,
Sokol Haliti