Sporti

Dorëzohet PSG, Kylian Mbappe shumë pranë kalimit te Real Madrid

06/23/2023 10:18
nga:E K

Duket se telenovela e gjatë e të ardhmes së Kylian Mbappe po shkon drejt fundit.

Sipas mediave spanjolle të cilat publikuan edhe datën e transferimit të yllit francez te skuadra e Real Madrid duket të jetë 23 korriku, shkruan GazetaBlic Sport.

Thuhet se edhe në kampin e PSG janë ‘dorëzuar’ mbi këtë çështje.

200 milionë euro + 50 milionë të tjera në formë bonusesh do të përfitojë PSG nga shitja e tij te Real Madridi.

/GazetaBlic Sport/