Lajme

Dorëhiqet Raab, bullizoi me kolegët

04/21/2023 21:02
nga:Gazeta Blic

Për sjelljen ofenduese ndaj zyrtarë shtetërore, zëvendëskryeministri britanik njëherësh ministër i Drejtësisë, Dominic Raab, u detyra të jep dorëheqje nga dy pozitat e rëndësishme shtetërore.

Qasjen jo korrekte të tij e dëshmoi një hetim i pavarur që thoshte se ai jo vetëm që bullizoi me por edhe kërcënoi me ndëshkime disiplinore.

Raab dorëheqjen e tij e dorëzoi përmes një letre që ia dërgoi kryeministrit, Rishi Sunak.

Aty ai shkroi se vet kishte kërkuar këtë hetim prandaj edhe i pranoi gjetjet e tij.

Sunak i cili aprovoi dorëheqjen deklaroi se ndihet i mërzitur nga ikja e zëvendësit të tij por që këtë gjest e vlerësoi si një standardë të lartë të personalitetit të Raab.

Ky është i treti zyrtar me radhë që në një periudhë gjashtëmujore, për shkak të sjelljeve u detyruan t’i lënë pozitat e larta shtetrore.

Vendin e tij do ta zëvendësojnë dy persona të tjerë të cilët u emëruan menjëherë nga Sunak.

Oliver Doëden, është emëruar zëvendëskryeministër dhe Alex Chalk u bë sekretar i drejtësisë.

Ndërkohë me hetime po përballet edhe vetë i pari i qeverisë britanike.

Deklarimet e aksioneve te gruas së tij milionere në një kompani për kujdesin e fëmijëve po shihen me dyshime nga një komitet parlamentar.