Lajme

“Dorëheqja nuk mjafton”

05/30/2023 19:02
nga:Y I

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas sanksioneve që SHBA-të kanë vendosur sot ndaj Kosovës, raporton Gazeta Blic.

“Doreheqja nuk mjafton” shkruan në reagimin e tij Kajtazi, duke iu referuar largimit të kryeministrit Kurti.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet Defender Europe 2023, është pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës, që ka refuzuar thirrjet e Uashingtonit që të shtensionojë situatën në veri.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar më 26 maj se veprimet e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore, do të rezultojnë me pasoja në raportet dypalëshe.

“Treguesi i parë i kësaj ishte vendimi që u mor natën e shkuar nga komandanti amerikan për Evropën për të anuluar pjesëmarrjen e Kosovës në Defender Europe 2023, gjë që ndodhi gjatë natës”, tha Hovenier.