Sporti

Donnarumma rikthehet të luajë ndaj Milanit, e pret ‘ferri’ sonte në ‘San Siro’

11/07/2023 16:57
nga:Mergim Rreci

AC Milan mirëpret Paris Saint-Germain në San Siro në Ligën e Kampionëve sonte mbrëma.

Milan dhe PSG ballafaqohen sonte nga ora 21:00, në kuadër të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.

PSG ndodhet në vendin e parë në grup me gjashtë pikë, teksa Milani pozicionohet në vendin e fundit me dy pikë.

Një pritje aspak e mirë pritet të jetë për ish portierin e Milanit dhe tashmë të PSG’së, Gigi Donnarumma. Tifozët e Milanit kanë printuar kartë-monedha për t’i gjuajtur në drejtim të tij, duke nënkuptuar që ai iku nga klubi për para.

? AC Milan fans will throw these fake bank notes at Donnarumma tonight at San Siro…

…as they felt betrayed when he left the club as free agent to join PSG more than two years ago. pic.twitter.com/KyWubSZFcl

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 7, 2023

/GazetaBlic Sport/