Drejtuesit e kampionit francez Paris Saint-Germain do t’i ofrojnë një kontratë të re portierit të skuadrës dhe kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma.
Sipas RMC Sport, drejtuesit e parisienëve komunikojnë rregullisht me përfaqësuesit e lojtarit, transmeton GazetaBlic Sport.
Klubi dëshiron ta mbajë italianin dhe vetë Donnarumma gjithashtu pranon të qëndrojë në Paris.
Portieri italian iu bashkua PSG-së si agjent i lirë në verën e vitit 2021, duke u larguar nga Milani. Këtë sezon, Donnarumma ka luajtur 23 ndeshje në të gjitha garat dhe ka pësuar 23 gola.
/GazetaBlic Sport/