Lajme

Donika Gërvalla ka kërkuar nga Presidentja Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht

05/19/2021 20:32
nga:M K

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla ka kërkuar nga Presidentja Osmani shkarkimin e të gjithë ambassadorëve të emëruar politikisht.

Këtë e kanë konfirmuar për GazetaBlic edhe nga MPJD-ja. Tutje, nga ky dikaster deklaruan se ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht rreth kësaj çështjeje.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm.Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në një përgjigje të MPJD-së për GazetaBlic.

Ndryshe, GazetaBlic gjatë ditës ka mësuar se ministrja ka shkarkuar 13 ambasadorë kosovarë në vende të ndryshme të botës.

LEXO EDHE:

LAJMI I FUNDIT: Donika Gërvalla nis me shkarkime masive të ambasadorëve: Vetëm sot i shkarkoi 13- 15 prej tyre

/GazetaBlic/