Sporti

Doktori i kombëtares së Danimarkës shpjegon se çfarë i ndodhi Eriksenit para momentit të rrëzimit

06/13/2021 16:36
nga:L J

Mjeku i kobmëtares së Danimarkës, Morten Bosen konfirmon se Christian Eriksen, pësoi atak kardiak, por ende nuk dihet arsyeja.

Bosen mbajti një konferencë shtypi sot së bashku me drejtorin e ekipit të Danimarkës Peter Møller dhe trajnerin e kombëtares daneze Kasper Hjulmand, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne nuk kemi një shpjegim për atë që ndodhi, unë nuk pashë atë që ndodhi drejtpërdrejt, e pashë në TV si të gjithë ju,” tha Bosen.

Kur u pyet se sa afër ishte Eriksen për të vdekur, mjeku u përgjigj: “Ai ishte pa vetëdije, ne bëmë CPR dhe pati një arrest kardiak. Sa afër ishte? Nuk e di, e rikthyem përsëri, ishte mjaft shpejt.”

“Unë nuk jam kardiolog, kështu që nuk mund të them pse ndodhi, këtë do t’ua lë ekspertëve. Kjo është një nga arsyet që ai është ende në spital”