Lajme

Dogana e Kosovës dhe ajo e Francës forcojnë bashkëpunimin

04/26/2024 21:09
nga:Mergim Rreci

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se është forcuar bashkëpunimi më Doganën e Francës, për shkëmbimin e praktikave më të mira në procedurat doganore.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Jean-François DUTHEIL priti me dashamirësi, Afron Llugaliu , duke shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tona doganore.

“Në një moment shumë të rëndësishëm për Doganën e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm Agron Llugaliu me një delegacion nga Dogana e Kosovës, u mirëpritën me dashamirësi nga Dogana Franceze për shkëmbimin e praktikave më të mira në procedurat doganore.

Vizita, e mbështetur dhe e ndjekur nga Programi për Zhvillimin e Ligjit Tregtar të Departamentit të Tregtisë së SHBA-së (CLDP) dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, kishte për qëllim të forcojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ekspertizës në modernizimin e operacioneve doganore dhe rritjen e strategjive të menaxhimit të rrezikut.

Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Jean-François DUTHEIL priti me dashamirësi z. Llugaliu, përfaqësuesin e CLDP dhe të Ambasadës Amerikane, duke shprehur kënaqësinë e tij për rikthimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave tona doganore. Në takim z. Llugaliu konfirmoi përkushtimin e Doganës së Kosovës për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm z.Llugaliu nënvizoi rëndësinë e madhe të menaxhimit efektiv të rrezikut në operacionet doganore. Ai theksoi nevojën për ti dhënë përparësi hetimit penal, mbledhjes së inteligjencës dhe përpjekjeve kundër kontrabandës si shtylla themelore të modernizimit dhe efikasitetit.

Përmes bashkëpunimit me Doganën Franceze dhe CLDP, Dogana e Kosovës synon të forcojë kapacitetet e saj, të përmirësojë procedurat dhe të rrisë rolin e saj në mbrojtjen e interesave kombëtare. CLDP tashmë është një partner i rëndësishëm i Doganës së Kosovës, membështetjen e tyre të gjerë në përmirësimin e kapaciteteve dhe praktikës sonë”, thuhet në njoftim.