Lajme

Dobra: Ministria e Financave do ta përcaktojë koeficientin për pagat, vlera e saktë s’dihet ende

09/15/2022 18:32
nga:G B

Zëvëndësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra ka qenë i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova ku ka folur në lidhje me atë Ligjin e ri të Pagave.

Ai u shpreh se vlerën e koeficientit e përcakton çdo vit Ministria e Financave.

“Unë mendoj që nuk duhet të flasim për rritje apo zbritje, ajo që ne kemi bërë është krijimi i një sistemi. Përcaktimin e koeficientit do ta bëjë Ministria e Financave përmes ligjit për buxhetin, pra nuk kemi dashur t’i përzierjmë dy gjëra, por kemi dashur ta ndërtojmë një sistem, që ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe me termin afatgjatë të një sistemi të pagave i cili do ta kompenzojë secilin për punën që e bën. Pra, vlerën e koeficientit e përcakton çdo vit Ministria e Financave”, u shpreh ai.