Lajme

“Do të vijë me krejt çka kam”, Thaçi jep detaje të padëgjuara për bisedën me Arben Xhaferin dhe kthimin e tij në Tetovë

04/27/2024 15:15
nga:Gazeta Blic

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka rrëfyer për momentet e para të vendosjes së raportit të bashkëpunimit me Arben Xhaferin. Thaçi ka thënë se një herë e kishte takuar Xhaferin në vitin 1989 kur kanë mbledhur para për televizionin e Prishtinës.

Thaçi ka dhënë detaje për takimin dhe bisedat e bëra në Prishtinë.

“Mua në atë moshë më bëri përshtypje se më tha se vijë me krejta cka kam. Mu duk shumë trim. Më pëlqeu shumë se ishin kohëra të vështira. Nuk e njihsha mirë thellësinë e tij intelektuale dhe përgatitjen politike.”, ka thënë Thaçi në LIBERO.

Në këtë intervistë, Thaçi ka treguar për bashkëpunimin ndër vite që kanë pasur. Kreu i PDSH ka thënë se asnjëherë s’ka dalë në publik për të folur rreth mospajtimeve që kanë mundur t’i kenë. “Më pas z.Xhaferi erdhi dhe u vendos në Tetovë dhe kemi punuar për një kohë të gjatë. Ka përshtypje që ne kurrë s’ia kemi prishur njëri-tjetrit”, ka thënë tutje Thaçi.