Lajme

“Do të shuhet miti se sovraniteti i Kosovës nuk mund të shtrihet në Veri, shkak ndërhyrja e fundit e PK-së në atë pjesë”

05/28/2023 19:16
nga:Genita C

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj e cilëson si veprim të mirë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, të premten në veri.

Ukaj në një prononcim për GazetaBlic thotë se, shtetet e QUINT-it edhe pse patën reagime të ashpra, do të binden se veprimi i institucioneve të Kosovës ishte i drejtë.

“Edhe pse një situatë e përshkallëzume, me reagime të ashpra nga partnerët dhe miqtë tanë ndërkombëtarë, mendoj se ndërhyrja e policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit, për të vendosur kryetarët e zgjedhur në vendet e tyre të punës, ishte një veprim i drejtë. Reagimet e shteteve të QUINT-it, edhe pse pak të ashpra, mendoj se do të binden se veprimi i institucioneve të Kosovës ishte i drejtë, për të vendosur ligjshmërinë dhe për të dërguar në vendet e tyre kryetarët e zgjedhur legjitim dhe të pranuar ndërkombëtarisht”, thotë Ukaj.

Pavarësisht reagimeve të fuqishme të ndërkombëtarëve, Ukaj thotë se procesi i dialogut do të vazhdojë me kryeministrin Kurtin.

Ai shton se, pas ndërhyrjes së PK-së në veri do të shuhet edhe miti se sovraniteti i Kosovës nuk mund të shtrihet në atë pjesë të vendit.

“Sa i përket procesit të dialogut, mendoj se bashkësia ndërkombëtare nuk ka alternativë tjetër përveç kryeministrit Kurti në këtë kohë dhe procesi i dialogut do të vazhdojë, pozita e Kosovës do të jetë më e favorshme pas ndërhyrjes së policisë, sepse do të shuhet miti se autoriteti dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të shtrihet në atë pjesë të vendit”, thotë ai për GazetaBlic.

Borrell për zhvillimet në veri: Prishtina të mos ndërmarrë hapa të njëanshëm

Lladrovci përmend Blinkenin: Nuk dua të besojë që Kosova qëllimisht u fut në “offside”, situata në veri do të përkeqësohet

Deklaratat e shteteve të QUINT-it, Arifi tregon se a do t’i besohet më Kurtit çështja e dialogut

Jabllanoviq paralajmëron tjetër përkeqësim të situatës në veri: Fajëson VV’në dhe Albin Kurtin