Marco Asensio (27 vjeç) do të largohet nga Real Madridi kur të përfundojë sezoni.
Siç ka mësuar Relevo, spanjolli ka marrë vendimin të refuzojë ofertën e rinovimit që ka në tavolinë dhe në javët në vijim do të nënshkruajë për një klub të ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas informacioneve të fundit, Asensio është në bisedime të avancuara për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, dhe pikërisht ky pritet të jetë edhe klubi i tij i ri.
Real Madrid attacker Marco Asensio is in advanced talks to join Paris Saint-Germain as a free agent, sources have told @LaurensJulien and @moillorens. pic.twitter.com/0CMTRI2UGT
— ESPN FC (@ESPNFC) May 26, 2023


