Sporti

“Do rruhem live nëse fitojmë Champions”, lojtari i Chelsea mban fjalën

05/30/2021 14:52
nga:E K

Chelsea pati një festë të çmendur pas fitimit të Champions League. Ekipi nga Londra i udhëhequr nga Thomas Tuchel fitoi trofeun më të madh evropian për herë të dytë në histori të klubit.

Chelsea mposhti në finale rivalin anglez, Manchester City me rezultat 1-0, për të rikthyer titullin pas 9 vitesh, kur për herë të fundit e kishte fituar në edicionin 2011/2012 duke mposhtur në finale Bayern Munich, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai kishte thënë se nëse do të fitonte Ligën e Kampionëve me Chelsean do të rruhej live, pasi Chelsea e fitoi kupën e Champions League Jorginho e mbajti fjalën e dhënë, dhe në intervistën e realizuar pas fitores ndaj Manchester Cityt, gazetari ia hoqi mjekrrën në transmetim direkt.

/GazetaBlic Sport/