Sporti

Djokovic me mesazh skandaloz, reagon presidenti i Federatës së Tenisit në Kosovë: Do qëndrojmë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të popullit tonë

05/29/2023 17:54
nga:Lorik J

Si pothuajse gjithmonë edhe sot, tenisti serb, Novak Djokovic ka dhënë një mesazh kundër Kosovës.

Djokovic pasi fitoi ndeshjen e sotme ndaj Aleksandar Kovaçeviqit (6:3, 6:2, 7:6) në sete, mori një stilolaps dhe në kamerën e transmetuesit të takimit shkoi: ‘Kosova është zemra e Serbisë. Ndaloni dhunën”.

Në lidhje me këtë veprim provokues dhe aspak sportiv të tenistit serb, Novak Djokovic ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Tenisit në Kosovës, Jeton Hadërgjonaj, i cili e dënon ashpër gjestin nga serbi.

“Djokovic provokon sërish me thirje dhe përkrahje nacionaliste. Tenisti sërb me prejardhje nga Kosova, Novak Djokovic vazhdon me sjelljet e tij nacionaliste dhe shoviniste përmes provokimeve ndaj shtetit të Kosovës. E dënoj ashpër këtë gjest. Federata e Tenisit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit tonë, por në të njëjtën kohë në mbrojtje të vlerave që tenisi si sport përcjell në përgjithësi, që janë bashkimi mes njerëzve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithëpërfshirje”, tha Hadërgjonaj për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Djokovic po provokon me mesazhe të tilla kundër shtetin tonë.

/GazetaBlic Sport

SKANDAL | Gjokoviqi me mesazh kundër Kosovës pas triumfit në “French Open”