Skuadra e Vëllaznimit po përballet me disa largime të lojtarëve në këtë merkato, shkaku i krizës financiare që e ka kapluar klubin.
Pas disa largimeve të shumta, klubi ka transferuar Gjinin dhe Memajn.
Megjithatë, lista e largimeve është shtuar akoma më shumë ditëve të fundit.
GazetaBlic Sport mëson se sulmuesi anësor, Djellon Dragusha nuk do të jetë më pjesë e klubit gjakovar për sezonin pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Futbollisti kosovar do të transferohet tek skuadra nga Prishtina, FC Flamurtari. Ai do t’i ndihmojë klubit kryeqytetas për objektivat që kanë në pjesën e mbetur të sezonit.
Vlen të potencohet se Dragusha ka qenë pjesë e Flamurtarit edhe në të kaluarën.
/GazetaBlic Sport


