Lajme

Djegia e shtëpisë së familjes Koroglu, arrestohet pronari pasi në katin përdhesë u gjetën 36 bidonë me materie ndezëse

11/02/2023 14:09
nga:Sh R

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e shtëpisë së familjes Koroglu, shtëpi e cila është pjesë e trashëgimisë kulturore.

Kjo pasi sipas policisë, gjatë ekzaminimit në katin përdhesë të shtëpisë kanë hasur 36 bidon të mbushur me material të rrezikshme-ndezëse.

Tutje, thuhet se përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit.

“Lidhur me veprën penale ”Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” të ndodhur më 31 tetor 2023, gjatë hetimeve dhe ekzaminimeve të vendit të ngjarjes, në rrugën “Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, ku një shtëpi e pabanuar pjesë e trashëgimisë kulturore ishte përfshirë nga zjarri. Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në mbështetje të ekspertit të zjarreve gjatë ekzaminimit në katin përdhes të shtëpisë kanë hasur tridhjetë e gjashtë (36) bidon të mbushur të shënjëzuar me shenjën me material të rrezikshme-ndezëse. Për largimin e këtyre bidonëve janë angazhuar edhe njësi të specializuara për trajtimin e materive të rrezikshme nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Bazuar ne hetimet fillestare, bëhet e ditur se pronari i shtëpisë ishte në dijeni për vendndodhjen e këtyre bidonëve ku përkundër zjarrit të shkaktuar, i njëjti nuk kishte njoftuar policinë apo zjarrfikësit . Për të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore është njoftuar prokurori, i cili ndaj pronarit të shtëpisë A. K., 76 vjeçar, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orës, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtje e paligjshme e substancave dhe mbeturinave të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e policisë.