Lajme

Djali sulmon babanë në Prishtinë

03/09/2023 08:44
nga:Astrit Gashi

Një burrë në Prishtinë ka raportuar në Polici se është sulmuar nga djali i tij. Policia ka njoftuar se sulmuesi është arrestuar ndërsa viktima ka marr trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.