Lajme

Djali i George Soros në Kosovë, pritet në takim nga Kurti

05/20/2023 21:46
nga:Y I

Alexander Soros, djali i George Soros ka njoftuar të shtunën se ka qëndruar në Kosovë ku edhe ka takuar kryeministri e vendit, Albin Kurti.

Vet Soros ka publikuar një fotografi me Kurtin, duke thënë se është ndjerë mirë në këtë mikpritje të Kurtit. Megjithatë s’ka treguar detaje nga përmbajtja e bisedës.

“Më vjen mirë që kryeministri më mirëpriti sërish në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndryshe, Alexander Soros është i biri i miliarderit George Soros, i cili njihet për fondacionin Shoqëria e Hapur ndryshe si fondacioni “Soros”.