Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Klubi madrilen ka njoftuar se trajneri i tyre ka rezultuar pozitiv, përcjell GazetaBlic Sport.
“Real Madrid CF njofton se trajneri ynë Carlo Ancelotti ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, shkruan klubi i Real Madridit.
Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është ndaj Celta Vigos me 2 prill, atje ku Davide Ancelotti, djali i teknikut italian, do ta udhëheqë klubin në këtë takim.
Ai pritet ta zëvendësojë babain e tij, Carlo, në krye të Real Madridit edhe javën e ardhshme kur ekip spanjolli do të përballet me Chelsean në Ligën e Kampionëve.


