Lajme

DITËT E NXEHTA DHE KUJDESI NDAJ SHËNDETIT!

07/22/2025 13:56
nga:Sh R

Gjatë ditëve me temperatura të larta si këto që po mbretërojnë këto ditë, organizmi i njeriut është i ekspozuar ndaj rreziqeve si dehidratimi, goditja nga nxehtësia, dhe përkeqësimi i sëmundjeve kronike.

Prandaj mjekët në spitalin ‘’Fati Im’’ këshillojnë pacientët që të kenë kujdës në këtë periudhë.

Në fakt para çdo gjëje tjetër në këtë kohë, kujdesi ndaj shëndetit është thelbësor, sidomos për grupet më të ndjeshme si fëmijët, të moshuarit, shtatzënat dhe personat me sëmundje të zemrës, tensionit apo diabetit.

Prandaj mjekët sugjerojnë që të pini ujë shpesh, edhe kur nuk ndjeni etje, të shmangni qëndrimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, të vishni rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku, të qëndroni në ambiente të freskëta dhe të ajrosura. Konsumoni ushqime të lehta, si fruta dhe perime të freskëta.

Gjithmonë keni kujdes në rast marramendjeje, dobësie, ose ndonjë mundimi eventual, kërkoni ndihmë mjekësore.

🏥SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!

📞 045322250
📞 048322250
📞 038600505