Lajme

Ditëlindja e 80-të e Rugovës, Pacolli: Lider i vërtetë – përjetësisht në zemrat tona

12/02/2024 14:59
nga:N K

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka kujtuar presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 80-vjetorin e lindjes së tij.

Ai ka postuar një fotografi krah presidentit të ndjerë, mbi të cilën ka shkruar se Rugova ishte një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtetndërtimit tonë.

“Presidenti Ibrahim Rugova, Sot, në përvjetorin e lindjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, e kujtojmë dhe nderojmë trashëgiminë e tij të jashtëzakonshme. Një lider i vërtetë që udhëhoqi me mençuri dhe guxim rrugën drejt shtet-ndërtimit tonë. Je përjetësisht në zemrat tona, faleminderit President”, ka shkruar Pacolli.