Lajme

Dita Ndërkombëtare e Rinisë

08/12/2024 07:44
nga:G C

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim promovimin e aktiviteteve për të rinjtë me qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Ndryshe, në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit të vitit 1994, qeveritë ranë dakord të plotësojnë nevojat e veçanta të adoleshentëve dhe të rinjve, veçanërisht grave të reja, për qasje në arsim, shëndetësi, këshillim dhe shërbime të shëndetit riprodhues me cilësi të lartë.