Qytetarët e Tiranës janë mbledhur për të gjashtën ditë radhazi përpara Kryeministrisë.
Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit kane zbuluar disa kërkesa të reja për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
E para ka të bëjë me anulimin e taksës së qarkullimit mbi naftën, e dyta me pezullimin e përkohshëm të akcizës mbi karburantet dhe e treta konsiston në miratimin e një ligji për minimumin jetik.
Për këtë ata kanë vendosur edhe një afat për plotësim.
Afati i vendosur do të jetë deri në fund të javës, më datë 18 mars.
Sipas tyre, nëse kërkesat nuk realizohet do të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama.


