Lajme

Dita e 42 ditë e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i pjesëmarrësve në sheshin ‘Skënderbej’

07/11/2026 19:28
nga:Y I

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike.

Protestuesit kanë nisur të grumbullohen në sheshin “Skënderbej”, teksa më pas pritet të marshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, shkruan Tch.

Ndër kërkesat e tyre është edhe krijimi i një qeverie teknike dhe largimi i të gjithë klasës së vjetër politike.

Sot është thirru protestë kombëtare, e njoftuar edhe një ditë më parë në tubim.

Protestuesit si zakonisht, pas fjalimeve e thirrjeve, pritet të nisin marshimin drejt rrugëve të kryeqytetit.