Sporti

Distria Krasniqi siguron raundin e tretë, do të përballet me xhudisten serbe

03/07/2025 11:57
nga:Mergim Rreci

Distria Krasniqi ka kaluar në raundin e tretë në Grand Slamin që po mbahet në Linz të Austrisë.

Xhudistja kosovare ka triumfuar në raundin e dytë ndaj amerikanes, Jenna Schurr, transmeton GazetaBlic Sport.

Në raundin tjetër, Krasniqi do të përballet me xhudisten serbe, Nikolina Nisavic.