Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Prixit, që po mbahet në Azerbajxhan.
Krasniqi, në gjysmëfinale mposhti italianen Giuffrida, në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Klankosova.tv.
Faza finale e këtij turneu do të zhvillohet pas orës 15:00, atje ku Krasniqi kërkon rezultat sa më pozitiv.



