Sporti

Distria Krasniqi po kërkon medalje në Botëror, kjo është kundërshtarja e saj në rrethin e tretë

05/08/2023 13:06
nga:L J

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka kaluar pengesën e parë në Botërorin e Xhudos që po zhvillohet në Doha të Katarit.

Krasniqi në rrethin e parë kaloi pa kundërshtare, teksa në raundin e dytë të garës mposhti garuesen nga Gjermania, Mascha Ballhaus, shkruan GazetaBlic Sport.

Tashmë, Krasniqi ka kaluar në raundin e tretë, ku përballë do të ketë xhudisten nga Belgjika, Amber Ryheul.

Distria Krasniqi garon në kategorinë -52kg dhe shihet si favorite për të fituar medalje.

/GazetaBlic Sport