Lajme

Disa të mitur e rrahin një burrë, ai kërkon ndihmë mjekësore

12/01/2023 09:25
nga:N K

Një qytetar ka kërkuar ndihmë mjekësore në Rahovec, pasi ka raportuar se është sulmuar nga disa persona të mitur.

Sipas njoftimit të Policisë, nga policët është identifikuar dhe arrestuar një nga të dyshuarit si dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”

“Fsh. Radostë, Rahovec 30.11.2023 – 07:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte sulmuar nga disa persona të mitur. Njësia policore ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.