Lajme

Disa të lënduar nga tërmeti që goditi Greqinë

09/27/2021 13:00
nga:Q R

Një tërmet me magnitudë 6.0, goditi ishullin grek të Kretës, në orën 09:17 të mëngjesit, me orën lokale, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare (EMSC) dhe Anketës Gjeologjike të Shteteve të Bashkuara (USGS).

EMSC fillimisht raportoi se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.5, por menjëherë pas kësaj u tha për magnitudë 6.0 në një thellësi prej 10 km. Epiqendra u raportua të jetë 16 milje në juglindje të qytetit të Heraklion, raporton A2news.

Mediat greke raportojnë se tërmeti që ka tronditur zonën ka shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që raportohen edhe të plagosur. Dëmtimet kanë ndodhur në ndërtesat e vjetra.

Kryeministri Kurti thotë se nuk ka informacion për ndërhyrjen e KFOR-it në veri