Sporti

Disa nga klubet bojkotojnë Kuvendin Zgjedhor, Zymberi: Nuk pranuam të marrim pjesë në këtë Kuvend të jashtëligjshëm

04/06/2022 11:39
nga:Mergim Rreci

Kuvendi Zgjedhor i FFK-së ka filluar në ora 11:00.

Janë 43 delegatë të pranishëm në Kuvend, por jo të gjitha klubet kanë shkuar në të, përcjell GazetaBlic Sport.

Disa nga drejtuesit e klubeve që kundërshtojnë këtë Kuvend janë mbledhur së bashku jashtë zyrës së FFK-së, në mesin e tyre edhe drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi.

Ai foli para mediave, ku tha se nuk pranuan të marrim pjesë në këtë Kuvend të jashtëligjshëm.

“Ne si “grup opozitar” nuk pranuam të marrim pjesë në këtë Kuvend të jashtëligjshëm. Kandidatura e Gramoz Vokrrit ka qenë legjitime, ne nuk e kemi pasur të drejtën e votës në mënyrë demokratike”.