Ish futbollsiti i Holandës dhe Liverpool-it, Dirk Kuyt ka analizuar ndeshjen mes Benficas dhe Liverpool, atje ku pret që anglezët të përballen me një ekip mbrojtës… si të gjithë portugezët.
“Ne u përballëm me disa skuadra portugeze dhe është gjithmonë e vështirë, sepse ata duan vetëm një gjë: të fitojnë. Atyre nuk u intereson se si fitojnë, dhe shumicën e kohës janë intensive dhe shumë mbrojtëse”, tha Kuyt, përcjell GazetaBlic Sport.
Dirk Kuyt kritikoi poashtu paraqitjet e Benfica-s kundër Ajax-it
“Ata mundën Ajaxin në një mënyrë tipike portugeze, thjesht mbijetuan për të arritur në fazën tjetër”, tha Kuyt, i cili luajti për Liverpool-in midis 2006 dhe 2012.
/GazetaBlic Sport/


