Sporti

Dimarco: Jemi shumë të lumtur që kemi kaluar në gjysmëfinale, nuk po mendojmë fare për ndeshjen me Milanin

04/19/2023 23:22
nga:Lorik J

Mbrojtësi i Interit Federico Dimarco foli për Prime Video pas çerekfinales së Champions League, ku u shpreh shumë i lumtur me kalimin tutje.

Interi ka arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pasi eliminoi Benfican me rezultatin e përgjithshëm 5-3, shkruan GazetaBic Sport.

“Jemi të kënaqur sepse Interi nuk kishte arritur në gjysmëfinale për shumë vite. Kjo është mirë, por ka ende një hap për të arritur në fund”.

“Mendoj se ishte një ndeshje e luajtur mirë, përveç një pavëmendjeje ku pësuam gola. Jemi të lumtur”.

Milano? “Së pari le të mendojmë për ndeshjet e tjera që kemi përpara Milanit, pastaj do të mendojmë për ta”, përfundoi ai.