Sporti

Dikur fitues të trofeve në futbollin kosovar, Keku dhe Vushtrria zbresin në Ligën e Dytë

05/15/2021 17:43
nga:Mergim Rreci

Dy skuadrat e mëdha të futbollit kosovar, Vushtrria dhe KEK-u kanë rënë në Ligën e Dytë.

Vushtrria përfundoi e fundit në grupin A, kurse Keku në grupin B, shkruan GazetaBlic.

Tashmë dy skuadrat që dikur kishin peshë të madhe në Superligën e Kosovës, aktivitetin e tyre do ta vazhdojnë në nivelin e tretë të futbollit kosovar.

Kujtojmë që sot Malisheva dhe Ulpiana janë inkuadruar edhe zyrtarisht në Superligë, kurse Flamurtari dhe Dukagjini këtë gjë do ta kërkojnë nga barazhi.

/GazetaBlic/