Lajme

Digjet Qendra Shëndetësore e Vardadhës së Sukthit

11/15/2025 15:30
nga:Y I

Qendra Shëndetësore e Vardadhës së Sukthit raportohet se është djegur.

Sipas të dhënave të A2CNN, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se vatra e zjarrit është shfaqur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur lokalizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa policia po heton shkaqet.