Lajme

Digjet një lokal në Ulpianë të Prishtinës

11/13/2026 17:11
nga:Mergim Rreci

Një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë intervenuar dhe kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe dëmet materiale.