Sonte zhvillohet dueli në boks ndërmjet Robin Haxhi Krasniqi si dhe Nadjib Mohammedi, për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda.
Eventi i sotëm ka nisur me duelin mes Diell Vranovcit dhe Burak Akkus, shkruan GazetaBlic Sport.
Meçi i parë i takoi boksierit shqiptar, Diell Vranovci i cili fitoi ndaj turkut, Burak Akkus pas katër raundeve.
Vranovci ishte më i mirë në të gjitha raundet duke e vënë në vështirësi turkun sidomos në raundin e tretë të duelit.
/GazetaBlic Sport/


