Sporti

Diçka e pazakontë i ka ndodhur lojtarëve të Manchester Cityt gjatë mbrëmjës së djeshme gjatë qëndrimit në Gjermani!

04/14/2021 10:48
nga:L J

Skuadra e Manchester Cityt sonte takohet me Borussia Dortmundin në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Ekipi anglez fitoi duelin e parë me rezultatin e ngushtë 2-1, ndërsa sot kërkon ta mbrojë këtë rezultat dhe të kalojë në gjysmëfinale, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, jo gjithçka shkoi mirë për klubin anglez para këtij dueli në Gjermani.

Rreth orës 3 të mëngjesit, disa tifozë të Dortmundit ishin mbledhur tek hoteli ku po qëndron Manchester City dhe kanë filluar të hedhin fishekzjarre, duke munduar të prishin qetësinë e lojtarëve dhe stafit të klubit anglez.

Stafi i sigurimit të Manchester Cityt menjëherë doli në vendin e ngjarjes dhe patrulloi zonën.

Sidoqoftë, në orën 4.30 të mëngjesit, rreth shtatë tifozë të Dortmundit u kthyen për të hedhur sërish fishekzjarre.

Policia u thirr dhe inspektoi zonën, por e njëjta gjë ndodhi sërish në orën 5.30 të mëngjesit…

/GazetaBlic Sport