Qeveria e SHBA-së dhe ajo e Greqisë kanë mbajtur takimin e tretë në kuadër të “Dialogut strategjik”.
Aty është diskutuar për një mori çështjesh, përfshirë Ballkanin Perëndimor.
Në një qëndrim të përbashkët, theksohet mbështetja e të dyja vendeve për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.
“SHBA dhe Greqia së bashku vazhdojnë që të mbështesin fuqishëm integrimin Euro-Atlantik të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në qëndrim.
“Po ashtu theksohet rëndësia e fillimit të nisjes së negociatave në mes të BE-së dhe Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, sipas kushteve të paracaktuara”.