Lajme

Dialogu në pushime, Kosova e Serbia duhet të dërgojnë propozime për marrëveshjen

07/03/2024 20:08
nga:G B

Deri në mes të korrikut kanë kohë Kosova e Serbia që të dërgojnë komentet e tyre në Bashkimin e Evropian për zbatimin e marrëveshjes bazike për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve,

Kështu u ka kërkuar një ditë më parë, emisari për dialogun Miroslav Lajcak e që më pas do të përpilohet një propozim për palët.

“Kërkesa e z.Lajcak ishte që deri më datën 18 korrik ne të dërgojmë komentet tona me shkrim për këtë marrëveshje por ka rezistuar që ato propozimet tona të i bëjë të njohura për palët, sepse nga propozim i Serbisë do të shihej qartë se ata nuk e respektojnë dhe nuk e njohin marrëveshjen si të tillë”, ka deklaruar kryenegociatori i Kosovës në procesin e dialogut, Besnik Bislimi.

Derisa, Bislmi pas takimit të djeshëm me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq tha se nuk beson se do të ketë takim tjetër në muajt në vazhdim, nga Zyra e Bashkimit Evropian nuk treguan nëse kanë në plan të ftojnë edhe një takim tjetër qoftë të nivelit të lartë apo edhe në nivel kryenegociatorësh.

Në këtë takim që  vjen pas atij të dështuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, u diskutua edhe për marrëveshjen e energjisë e për personat e zhdukur gjatë luftës.

Atë po e quan qesharak dhe joderioz Dritëro Arifi, derisa shton se fajin për këtë e ka edhe BE-ja.

“Jemi në atë fazën e takimeve që prodhojnë shumë fotografi por realisht përmbajtje fare, janë takime pa përmbajtje fare dhe pa rezultat konkret që mund të matet dhe po i bie që BE-ja nuk po e ka një fokus të qartë se cka dëshiron janë dy arsye se pse spo kemi rezultate konrete, dhe e para është që BE-ja nuk ka politike të qarte të jashte konkrete karshi Kosovës, a e njohin a se njohin dhe cka do të bëjnë me Kosovën nuk e din, dhe Serbia që nuk është e interesuar për paqe”, ka dekalruar Arifi.

Ndonëse nga pala kosovare e serbe pas takimit u tha se nuk është arritur ndonjë darkordim, emisari BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, tha se u dakorduan për një sërë hapash, por pa treguar konkretisht për to.

Takimi mes Kurtit e Vuciq, në Bruksel nuk u realizua në moment të fundit, meqë kryeministri i Kosovës vendosi tri kushte për Serbinë, para se të mund të ketë takim por të njëjtat siç duket vlejnë vetëm për takime të nivelit të lartë dhe jo për atë ndërmjet kryenegociatorëve.