Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, javën e ardhshme takohen kryenegociatorët

11/11/2021 10:13
nga:Q R

Javën e ardhshme do të mbahet takim mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Ai ka treguar edhe se për çka do të diskutojnë palët.

“Mund të konfirmoj se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet në Bruksel më 16 nëntor. Palët do të vazhdojnë të diskutojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, çështjet e pazgjidhura dhe rrugën për të vazhduar para”, ka thënë Stano për Klanin.

Osmani takoi nënsekretaren e shtetit, Nuland – diskutuan për energjinë, sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi