Skuadra e Paris Saint Germain ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar Bayern Munich me rezultatin e përgjithshëm pas dy takimeve të zhvilluara.
PSG ka humbur ndeshjen e kthimit me rezultatin 0-1, megjithatë ka kaluar tutje, falë fitores 2-3 dhe golave si mysafir në tokën gjermane, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes ka për media ka folur Angel Di Maria i cili tha se skuadra e tij luajti mirë dhe e meritoi kualifikimin.
“Ne bëmë një punë shumë të mirë, ekipi u përpoq shumë. Ne mundëm ekipin më të mirë nga sezoni i kaluar dhe kaluam në gjysmëfinale”, tha Di Maria.
“Unë jam shumë i lumtur, shumë i lumtur. Kam kaluar gjëra të vështira jashtë futbollit. Ne kemi një jetë jashtë fushe, nuk ishin gjëra shumë të këndshme, por unë jam shumë i lumtur me këtë rezultat”, përfundoi Di Maria.
/GazetaBlic Sport.


