Angel Di Maria ka reaguar me një mesazh prekës për Lionel Messin, teksa futbolli argjentinas përballet me momentin e shumëpritur dhe njëkohësisht të dhimbshëm të lamtumirës nga kapiteni i saj legjendar.
“Dita që askush nuk donte ta shihte ka ardhur zyrtarisht. Është koha t’i themi lamtumirë Messit”, shkroi Di Maria.
Ai theksoi se, pasi pa fotot dhe videot e publikuara nga Messi, e bëri të lumtur fakti që e pa yllin argjentinas të lumtur dhe në paqe, duke e ditur se kishte dhënë gjithçka për fanellën e Argjentinës.
“Duke e parë kaq të lumtur dhe në paqe, duke e ditur se dha gjithçka që kishte, kjo na bën të lumtur edhe ne”, u shpreh Di Maria.
Në fund, ai i kushtoi Messit një falënderim të veçantë, duke nënvizuar mirënjohjen e përjetshme që ai dhe shumë të tjerë kanë ndaj kapitenit të Argjentinës.
“Pa dyshim, do të jetë një ditë shumë e veçantë për të gjithë. Faleminderit për gjithçka, Leo. Do të jemi mirënjohës ndaj teje për gjithë jetën”, përfundoi Di Maria.
/GazetaBlic Sport/


