Sporti

Di Lorenzo pas barazimit me Barcelonën: Ne mund të kualifikohemi tutje në Champions League

02/21/2024 23:20
nga:Lorik J

Giovanni Di Lorenzo thotë se Napoli mund të kualifikohet tutje në Champions League, pas barazimit të sotëm me Barcelonën.

Napoli dhe Barcelona kanë barazuar sot me rezultatin 1-1 në “Maradona”, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një paraqitje e mirë kundër një ekipi të fortë që është plot me kampionë”, tha Di Lorenzo për Amazon Prime Video Italia.

“Ne e përgatitëm ndeshjen me një stërvitje e gjysmë. Duhet të bëjmë më shumë, por bëmë një hap të vogël përpara dhe kualifikimi është i hapur”.

“Është e gjitha e hapur. Kualifikimi në çerekfinale do të ishte i rëndësishëm për të gjithë, për ne, klubin dhe tifozët. Ne do të japim gjithçka për të kaluar përtej një kundërshtari vërtet të fortë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/