Lajme

Dhunoi dhe shantazhoi një grua, arrestohet i dyshuari

08/29/2023 09:28
nga:N K

Një person është arrestuar dje në Graçanicë për dhunim dhe shantazh.

Policia bën të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi një grua nga Graçanica ka raportuar dje në stacion policor se para dy ditësh është dhunuar nga i njëjti.

Sipas Policisë, viktima ka bërë të ditur po ashtu se edhe është shantazhuar.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me datën 28.08.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu sipas viktimës i dyshuari edhe e ka shantazhuar. Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftim.