Lajme

Dhunohet një grua në Ferizaj

07/27/2022 11:01
nga:G B

Një grua raportohet se është dhunuar në Ferizaj.

Policia njofton se të martën ka arrestuar të dyshuarin për këtë rast.

Ndaj tij bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, është caktuar masa e ndalimit.

“Ferizaj 26.07.2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar.