Lajme

Dhunë në familje në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

12/19/2024 09:27
nga:N K

Policia ka arrestuar një person pasi që i njejti dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje pas një mosmarrëveshje.

Sipas raportit, i dyshuari i kishte larguar nga banesa dy viktimat, një grua dhe një burrë, shkruan GazetaBlic.

I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë / 18.12.2024 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje i kishte larguar nga banesa dy viktimat, një femër dhe një mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.