Lajme

Dhjetë mijë protestues në Madrid kundër dorëheqjes së kryeministrit Pedro Sanchez

04/27/2024 16:18
nga:Mergim Rreci

Rreth 10 mijë mbështetës të kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez u mblodhën sot në Madrid për të mbështetur liderin dhe për t’i kërkuar atij që të mos japë dorëheqjen si kryeministër, përcjell Klankosova.tv

Sanchez tha se do të jap dorëheqje pas akuzave për korrupsion ndaj gruas së tij Begonja Gomez.

Votuesit e Partisë Socialiste të Punëtorëve të Sanchez mbanin pankarta me mbishkrimet, “Pedro, mos u dorëzo” dhe “Demokracia po, fashizmi jo”.