Pep Guardiola nuk do të ketë në dispozicion dyshen e mbrojtjes, John Stones dhe Aymeric Laporte për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG’së.
Sipas mediave angleze, dy lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për dy javë dhe do të humbasin tre ndeshjet e mëdha të Cityt në një javë (Chelsea, PSG dhe Liverpool).
Një goditje që do t’i linte pak hapësirë manovrimi trajnerit spanjoll, ndërsa vetëm Ruben Dias dhe Nathan Ake janë të gatshëm në qendrën e mbrojtjes.
Këto dy mungesa të mundshme do t’i japin disa dhimbje koke Pep Guardiolas, ndërsa Ilkay Gundogan, Rodri dhe Oleksandr Zinchenko janë gjithashtu të lënduar.
Ndeshja mes PSG dhe Manchester Cityt zhvillohet të marten e ardhshme.
/GazetaBlic Sport


